10.5 C
Tirana

Fotolajm/ Nuk ka më “fshehje”, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht

VENDI

Takimi ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë që ka nisur para pak momentesh në stadiumin “Selman Stërmasi” mund të konsiderohet si një nga kryendeshjet e kësaj jave.
Fitorja e “demave” u jep atyre mundësinë të shpresojnë te pjesëmarrja në Kupat e Evropës, ndërsa një disfatë bën që sezoni të jetë i dështuar përfundimisht.
Nga krahu tjetër, Vllaznisë i duhet vetëm fitorja për të shpresuar te mbijetesa, në të kundërt “welcome to hell”. “Ferri” i Kategorisë së Parë i pret me duar hapur shkodranët.
Duke parë dhe rëndësinë e ndeshjes, në tribunën VIP të stadiumit “Selman Stërmasi” vihet re prania e shumë personave të rëndësishëm.
Në radhët e shkodranëve, në tribunën VIP në mbështetje të ekipit kuqeblu është ish-presidenti, Valter Fushaj.
Ky i fundit duket se do të jetë presidenti i ardhshëm, pasi po del publikisht hapur për të marrë skuadrën shkodrane.
Prania e tij në tribunën VIP të “Selman Stërmasit” është mesazh i qartë. Ai ndodhet përkrah figurave të tjera të rëndësishme të klubit duke filluar nga Administratori i klubit Astrit Gjyrezi, trajneri i ekipit të Vllaznisë B, Ervis Kraja, etj.
/EDS/

- Advertisement -

TE FUNDIT