10.5 C
Tirana

Foto-lajm/ Çfarë janë këto autobinda në rrugën Tiranë-Durrës?

VENDI

Udhëtarët në rrugën Tiranë –Durrës kanë mbetur habitur kur në autostradë kanë parë të qarkullojnë mjete të blinduara të ushtrisë. Nuk ka njoftim nga
Ministria e Mbrojtjes, por mendohet se mjetet e reja të blinduara të jenë pjesë e një dhurimi nga SHBA prej 248 mjetesh me vlerë 12 mln dollarë e ku
Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve. Automjetet e blinduara për transport janë të
markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km.
Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.

- Advertisement -

TE FUNDIT