7.5 C
Tirana

Foto e rrallë e vitit 1943/ Dy personazhe të njohura të sportit shkodran sot bashkë edhe pas 76 vitesh

VENDI

Koinçidencë e jashtëzakonshme. Sot më ka rënë në dorë një foto e cila merr një vlerë shumë të madhe për atë çfarë ajo paraqet. Një foto që është bërë më 8 qershor të vitit të largët 1943. Pra gati 76 vjet më parë.

Fotot e vjetra gjithmonë kanë vlerë, por ajo për të cilën merr edhe më shumë vlerë ka të bëjë me një fakt tjetër. Dy personazhet e kësaj fotoje, për koinçidencë vazhdojnë të jenë shokë e miq të mirë edhe sot e kësaj dite, pas kaq e kaq shumë vitesh.

Madje, në një aktivitet të zhvilluar kohët e fundit në Bashkinë Shkodër, fotoreporteri Gjon Gjeka ka bërë një shkrepje pa vetëdije, por pikërisht kjo shkrepje është historike.

Në foton e parë janë Esat Bushati 14 vjeç dhe Muhamet Sokoli 12 vjeç, ndërsa në foton e dytë janë Esat Bushati këtë herë 90 vjeç dhe Muhamet Sokoli 88 vjeç.

Janë sërish bashkë edhe pas kaq shumë vitesh, pas një kontributi shumë të madh që kanë dhënë për futbollin dhe basketbollin në Shkodër e Shqipëri.

Për të gjitha këto, vlera e fotos së këtij shkrimi, e shkrepur në vitin e largët 1943 merr vlera jashtëzakonisht të mëdha. Atëherë Bushati e Sokoli kanë qenë pionerë, të panjohur nga askush ndërsa sot, dy veteranë të nderuar të sportit.
Gjergj KOLA

- Advertisement -

TE FUNDIT