12.5 C
Tirana

Foshnja ndërron jetë, gjyshja ngatërroi…

VENDI

Një foshnjë 17 muajshe ndërroi jetë si pasojë e një gabimi tragjik. Vogëlushja ishte vajza e një 19 vjeçareje dhe e bashkëshortit të saj 24 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolumbi në distriktin e El Canito në juridiksionin e komunës së Toluviejo.

Foshnja humbi jetën për shkak të një gabimi tragjik të gjyshes e cila ngatërroi ilaçin e mizave me sprajin për të kuruar dhimbjet e fytit. Kutia ishte identike me të ilaçit por brenda saj ishte hedhur Lorsban një helm insekticid i fuqishëm i përdorur gjerësisht në agrikulturë për trajtimin e parazitëve dhe barërave të këqija.

Siç tregi gjyshi i foshnjës e shoqja nuk e kishte vënë re aromën e ndryshme të dy produkteve për shkak se ishte e ftohur. Kur vogëlushja nisi që të tregonte shenjat e para të helmimit u dërgua në Clinica Pediatrica Niño Jesus të Sincelejo ku ndërroi jetë të mërkurën e kaluar.

- Advertisement -

TE FUNDIT