18.5 C
Tirana

Flori Mumajesi shumë shpejt një projekt me këngëtaren shkodrane (Foto)

VENDI

Këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi është një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar. Flori është nga ata këngëtarë që gjithmonë rrëmben zemrat e njerëzve me muzikën që bën. Dhjetëra këngë të tij të bëra hit, vazhdojnë të dëgjohen sërish po me të njëjtën dëshirë. Kujtojmë që edhe kënga Nallane, që Flori solli me aktoren e njohur, Arielena Ara ka bërë për vete me mijëra fansa. E mesa duket dyshja po punojnë sërish për një projekt të ri muzikor.

Kjo është dyshuar edhe nga fansat e artistëve në bazë të fotove që ata kanë publikuar në rrjetet sociale. Si Flori dhe Arilena kanë publikuar foto në të njëjtën formë me sfond të zi e të veshur në të zeza, gjë që të dyshohet se diçka e re po vjen. Por mbetet për tu parë, pasi asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë një deklaratë për këtë çështje.

- Advertisement -

TE FUNDIT