8.5 C
Tirana

Flet shqiptari që ka djalin 4 muajsh të infektuar nga koronavirusi.

VENDI

Në një lidhje më ABC News shqiptari Luan Sulejmani i cili jeton në Itali ka folur për situatën dhe panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se jeton në të njëtin pallat më pacientin e parë të prekur nga koronavirusi. Gjithashtu ai tregoi se i kishte bërë testin djalit dhe ka rezultuar pozitiv.

Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirus në familje jemi katër persona. Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.

Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv në fillim kishte temperaturë të lartë 39. 5 grad celsius dhe nuk po ulej në këtë rast njoftova ambulacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht është mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit.

Djalin e kam në shtëpi ka tre dit dhe temperatura është ulur u shpreh ai. Djali e ka më virusin apo konsiderohet i shëruar? Testi fëmijës do ti bëhet pas 20 ditësh sipas mjekëve për të parë nëse është negativ apo pozitiv tha Sulejmani.

Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë jeta jonë ndryshoi komplet është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient theksoi ai.

Më tej ai theksoi se në fillim nuk u mor seriozisht për shkak se populli nuk ishte i ndërgjegjësuar por duke parë numrin e të prekurve gjithsecili bëri detyrën e tij. Theksoj se karantinimi funksionon nuk është lojë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët u shpreh shqiptari Luan Sulejmani.

- Advertisement -

TE FUNDIT