Flet shkrimtarja e njohur që parashikoi pandeminë COVID 19: Ja çfarë do të ndodhë pas kësaj!

Në librin e saj 750 faqesh të botuar në 1994-tën, shkrimtarja Laurie Garrett parashikonte një pandemi të tmerrshme, hija e së cilës do të binte mbi të gjithë botën, duke mbjellë kaos në çdo vend.

PUBLICITET

 

Fituesja e çmimit Pulitzer, të cilën për shkak të kësaj “profecie” e kanë mbiquajtur Kasandra, ashtu si dhe personazhi i famshëm mitologjik, tregon tani si e sheh vazhdimin e kësaj situate. Parashikimi i Garret është se koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë nëpër botë, edhe nëse krijohet vaksina kundër tij. Sëmundja, sipas saj, nuk do të largohet shpejt nëse nuk do të dilet me një objektiv të përbashkët strategjik për ta zhdukur atë nga planeti.

 

“Problemi i madh i momentit është se kemi përgjigje shumë të fragmentuara ndaj sëmundjes kudo në botë. Çdo vend po vepron sipas mënyrës së vet, edhe brenda një vendi ka shtete apo provinca që marrin masat e tyre. Nuk kemi një qasje të unifikuar; disa shtete i kanë hyrë garës për prodhimin e një vaksine me shpresën të fitojnë kohë dhe të zgjidhin problemet e veta lokale”, tha Garrett për CNN duke shtuar se zgjidhja do të ishte vaksinimi i plote për të gjithë njerëzit. Bilanci i të infektuarve nga Covid 19 në mbarë globin ka mbërritur në gati 4 milionë vetë, ndërsa vdekjet janë rreth 272.000.

PUBLICITET