Flet pastori Muça, tregon kush e futi Zhaneta Josifin dhe vajzat e saj në atë rrugë: E them me bindje!

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëfl ijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite sat anike.

PUBLICITET

 

Muça tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëfl ijimin.

 

“E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëfl ijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse. Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë fe nuk flet për vetëf lijimin me qëllim ringjallje. Është e dhi mbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vd ekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që pranon vetëfl ijimin dhe kjo është rruga për t’i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet sa tanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve”, tha pastori Muça.

 

Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mira. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se të dy motrat shpreheshin ‘se nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.

 

“Sipas të dhënave që kam kanë lëvizur në disa Kisha ungjillore dhe kjo është normale se besimtarët lëvizin si vizorë dhe më pas bëhen pjesë e një kishe. Ato fillimisht kanë ardhur si vizitore në 2009-2010 dhe janë larguar 6 vite më parë. Ato ikën vetë nga kisha, nuk i përjashtoi kisha. Largimin e konfirmoi edhe një nga shoqet e ngushta të vajzave, që martonte vëllanë dhe i ftoi të ishin pjesë e gëzimit, por ata kanë refuzuar pasi nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe nuk di të them. Unë i mbaj mend për goca shumë të mira. 6 vite më parë këto zbritën nga ky udhëtim dhe vazhduan udhëtimin e tyre për të cilin askush nuk është në dijeni. Kisha nuk ndenji indiferente dhe kam kontaktuar shoqe të saj, njëra prej tyre me tha se 3 vite më parë ka folur në telefon më njërën nga vajzat dhe të punësohej në kompaninë ku kjo po punonte, por ajo ka refuzuar duke thënë se ne tani kemi tjetër qëllim”, u shpreh pastori.

PUBLICITET