11.5 C
Tirana

Flet mjekja nga Muriqani: I prekuri ka hyrë më 26 shkurt dhe…

VENDI

Dhurata Hysi është mjekja e cila ka deklaruar që 28 vjeçari i cili është konfirmuar që është i prekur nga koronavirusi nuk ka hyrë tani në Shqipëri por ka hyrë në date 26 shkurt nga pika kufitare e Muriqanit dhe për më tepër ka hyrë pa u kontrolluar.

Ajo ka folur për mediat dhe ka thënë që ai nuk është kontrolluar pasi vinte nga Firence dhe kjo e fundit ishte një zone e paprekur nga virusi në Itali.

Mjekja u shpreh që nuk kuptohet virusi tek qytetarët në fazat e para dhe për këtë gjë është i rëndësishëm vetëkarantimi. Për këtë arsye të gjithë personat duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi virusi transmetohet tek të tjerët.

Djali hyri më datë 26 në orën 00 e 40 të natës. Nuk është kontrolluar pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje.

Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura.

Nuk di çtë them për të atin lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska vetëm një italian kishte. Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin.

Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi të gjithë personat për tu ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët tha mjekja Dhurata Hysi.

- Advertisement -

TE FUNDIT