7.5 C
Tirana

Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet

VENDI

Qeveria e Ramushit, njësoj si ajo e Sllobos
105 vjet më parë, në Nëntor 1912 Isa Boletini dhe luftëtarët e tjerë të Kosovës, udhëtuan për ditë me radhë për të qenë të gjithë bashkë në ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e pavarësisë së gjithë trevave shqiptare.
20 vjet më parë, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe mijëra burra e gra, djem dhe vajza nga gjitha viset shqiptare dhe diaspora, nisën luftën për çlirimin e Kosovës të veshur me flamurin kuq e zi.
6 vjet më parë, qindra shqiptarë të Kosovës u nisën me kuaj drejt Vlorës në një udhëtim të ngjashëm me atë të Isa Boletinit.
4 vjet më parë, djemtë e kombëtares sonë të përbashkët, u përleshen në mes të Beogradit me huliganët që donin të dhunonin flamurin tonë.
Një ditë më parë, qeveria shqiptare në Prishtinë, largon dhunshëm flamurin shqiptar nga një prej pikave dominuese të qytetit.
Kjo pra është metamorfoza jonë në një shekull. Nga lufta për flamur, te përbuzja e tij. Ky është një cenim i identitetit kombëtar të cilin shqiptarët e Kosovës e kanë përjetuar veç në kohën e Sllobodanit dhe me herët nën pushtimin e sulltaneve turq.
TURP!
Qeveria dhe autoritetet në Prishtinë duhet të sqarojnë këtë akt të pa shembull, të denjë vetëm për diktaturën e Kim Jong në Korenë e Veriut. Prishtina duhet të distancohet nga ky akt, të kërkojë ndjesë dhe ta riparojë menjëherë këtë fyerje të simboleve kombëtare.
Paradoksi është se flamuri hiqet nga ata që dikur e kishin atë në gji kur luftonin kundër serbit.
Kosova ka një flamur shtetëror për të cilin populli nuk është dakord. Por qeveria nuk ka të drejtë tu dhunojë shqiptarëve flamurin e kombit të tyre të përbashkët. Nëse në një tokë shqiptare nuk lejohet flamuri shqiptar, nuk është çudi që nesër të vihet një flamur tjetër.
Ka ikur njëherë e mirë koha e atyre që bëjnë tregti flamujsh. Ka ikur koha e atyre që duan të mbjellin sërish përçarje mes shqiptarëve.
Nga Arben VATA



- Advertisement -

TE FUNDIT