11.5 C
Tirana

Fevziu degjeneron Ahmetajn: ‘Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë’

VENDI

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu është përplasur me ministrin e Rindërtimit dhe Koronavirusit, Arben Ahmetaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si “tigri”, po fliste për personat që lobuan që Shqipëria të merrte ndihmë nga BE, por në këtë moment ai u ndërpreu nga Fevziu.

Moderatori i kërkoi ministrit sqarim për paratë që do të marrin shqiptarët, shumë prej të cilëve kanë mbetur të papunë, madje edhe pa ushqime.

Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:

Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.

Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.

Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.

Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?

Arben Ahmetaj: Po të kam parë.

Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.

Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.

Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

- Advertisement -

TE FUNDIT