10.5 C
Tirana

Feston 7 vjetorin Papnor, Meta uron Atin e Shenjtë me këto fjalë.

VENDI

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebok i ka përcjellë një mesazh urimi Atit të Shenjtë Papa Françeskut për 7 vjetorin e Tij Papnor.

Në mesazhin e urimit Meta e falenderon Atin e Shenjtë për çdo ndihmë të dhënë ndaj Shqipërisë si dhe i kujton vizitën e zhvilluar në Shqipëri para pak vitesh si dhe mbresat e lëna.

Shenjtëria juaj Papa Françesku. Me rastin e 7 vjetorit Tuaj Papnor kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar tju përcjell urimet më të mira e të përzemërta si dhe tju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit tuaj hyjnor.

Përfitoj nga rasti që në këto ditë të veçanta për mbarë botën dhe në veçanti për Italinë Shqipërinë dhe shumë vende të tjera të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore sociale e ekonomike.

Shqiptarët pa dallim përkatësie fetare i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës dhe të besimit.

Në këto kohë fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë tuaj për më shumë dashuri bashkëpunim mirënjohje solidaritet e dhembshuri si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

Me dëshirën për ti forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë ju lutem pranoni Shenjtëria Juaj shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit.

- Advertisement -

TE FUNDIT