Festë tek Vllaznia, ekipi bëhet me lek

Këshilli Bashkiak Shkoder ka miratuar nje fond prej 200 milione lekesh (te vjetra) per klubin e futbollit Vllaznia, fond ky qe ishte miratuar edhe me perpara por qe ishte kthyer mbrapsht nga Prefekti i Shkodres.

Ne fillim te diskutimeve per kete çeshtje te rendit te dites, ka qene administratori i klubit Suad Lici i cili ka bere nje rezyme te shpenzimeve te bera deri me tani dhe po ashtu te nevojes per miratimin e ketij fondi sepse administrata e klubit dhe trajneret e Akademise kane gjashte muaj pa u paguar per shkak te moslevrimit te ketij fondi.

Nga keshilltaret ka patur pyetje nga me te ndryshme ne lidhje me ecurine e KF Vllaznia, por me pas eshte rene dakord qe te kete nje seance me vete vetem per diskutimet ne lidhje me futbollin.

Vete Lici ka qene dakord me nje gje te tille duke deklaruar se eshte i hapur per çdo pyetje, diskutim apo paraqitje dokumentash qe keshilltaret do te kerkonin.

Me pas, ka ardhur momenti i votimit ku te gjithe keshilltaret kane ngritur doren duke miratuar fondin prej 200 milione lekesh qe Bashkia Shkoder do t’i kaloje KF Vllaznia per rrogat e prapambetura, sigurime shoqerore e shendetesore e detyrime te tjera.

Natyrisht qe nje fond i tille do te ndikoje per mire ne ecurine e ketij klubi i cili duhet pranuar se kohet e fundit ka nje ecuri te mire ne rezultate, por edhe ne financa po shkon drejt normalizimit.