Fëmijët e Dritan Priftit rrëfehen për herë të parë: Planet që kishim bërë bashkë…

Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Priftit ishin të ftuar kete te merkure në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin.


PUBLICITET

Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.
Ata kanë treguar për pasionet e tyre por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.
I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:


Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale

Ndërsa djali i vogë Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh se:


Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll I thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.
Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin.


Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.
Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre.


Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.
Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij

PUBLICITET