15.5 C
Tirana

Fëmija e zhdukur në 2014 gjendet e dobësuar nga uria por gjallë në dhomën e hotelit

VENDI

Një fëmijë e zhdukur në vitin 2014 është gjetur së fundmi e dobësuar nga uria por e gjallë nga agjentët e FBI në SHBA, pas gjashtë vjetësh.

E humbura Penelope Inks u zbulua në një hotel në Madisonville, ne Texas, gjashtë vjet pasi kishte humbur në moshën 11 vjeçare. E vogla ishte zhdukur bashkë me nënën e saj fotomodele Heather kur i ati fitoi kujdestarinë. Heather ka qenë në arrati për gjashtë vjet duke iu shmangur oficerëve që kërkonin Penelope.

Philip Klein, hetuesi privat i pajtuar nga i ati i vajzës i cili gjeti Penelope tha: “Ajo refuzonte të hante, kishte jetuar vetëm me pije freskuese dhe embëlsira. Peshonte 34 kg në moshën 16-vjeçare. Është e trembur, nuk di kë të besojë”.
Penelope është tashmë nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe do të kthehet te i ati pasi të jenë bërë vlerësimet mendore dhe fizike. Hetuesi Klein vlerësonte aftësitë e policisë në gjurmimin e të voglës: “FBI ka bërënjë punë të shkëlqyer, së bashku me agjencitë e tjera.” E ëma Heather Inks është arrestuar tashmë me akuza pengmarrjeje dhe së shpejti do të dalë në gjyq.

- Advertisement -

TE FUNDIT