18.5 C
Tirana

Fatos Nano rishfaqet pas shumë vitesh, fotografohet në kryeqytet me bashkëshorten.

VENDI

Ish kryeministri Fatos Nano prej shumë vitesh është tërhequr nga jeta publike duke qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe politike.

Megjithatë sa herë që ai shfaqet gjithmonë ka kureshtje sidomos nga njerëzit që e kanë ndjekur gjatë karrierës së tij në politikë.

Së fundmi ish lideri i partisë socialiste është shfaqur në një restorant në periferi të kryeqytetit me bashkëshorten e tij Xhoana Nano.

Dosja ka siguruar disa foto nga darka e çiftit të bashkëshortëve dhe në to ata shihen të veshur shumë thjesht.

Pavarësisht se Fatos dhe Xhoana Nano kanë vite që nuk shfaqen në media duket se tek ta nuk ka ndryshuar asgjë.

Nga imazhet shihet se për një moment ata nuk komunikojnë së bashku, duke u fokusuar tek celularët e tyre dhe harruar darkën.

- Advertisement -

TE FUNDIT