11.5 C
Tirana

Fatma Methasani bën deklaratën prekëse.

VENDI

Moderatorja shqiptare Fatma Methasani njihet si moderatorja më e ëmbël e ekranit e cila tashmë është larguar për shkak të shtatzanisë. Së fundmi ajo u bë pjesë e rubrikës Një ditë me Dojnën në Pop Culture. Moderatorja ka treguar se në këto muaj të shtatzënisë i ka ndodhur shumë rrallë të bëhet nevrike, nuk ka neps por vetëm i flihet gjumë. Duke u kthyer pas në kohë Fatma ka rrëfyer se asnjëherë nuk e ka konsideruar veten si të bukur dhe se Alfio ka ndikuar shumë në vetbesimin e saj nga dashuria që i dhuron.

Kur u pyet nga Dojna nëse ka menduar çfarë emisioni do të drejtojë pas lindjes së djalit, Fatma tha se nuk e ka shkuar në mendje këtë gjë pasi gjithë energjinë dëshiron ta ketë të përqëndruar tek fëmija. Ajo tregoi se kjo periudhë e ka ndryshuar plotësisht si njeri dhe se po pret me padurim kohën kur vogëlushi do të vijë në jetë. Më pas Fatma tha se kur djali të rritet dhe të kërkojë në internet për nënën e tij, do të donte të dëgjonte që vajzës që ai do të dashurojë ti shkëlqejnë sytë njësoj si Fatmës i shkëlqejnë për Alfion.

Do i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë. Që të jem realiste do i thosha e sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd. Qëllimi i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një vajzë që ti shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty, është shprehur Fatma. Kjo përgjigje e saj e ka emocionuar edhe Dojnën, e cila është përlotur.

- Advertisement -

TE FUNDIT