6.5 C
Tirana

Fatma debat me Jul Dedën për Kazhanin, aktori: Ajo ka nevojë për…

VENDI

Një debat në distancë ka kohët e fundit mes Mira Kazhanit dhe Jul Dedës, i cili mori fill nga reagimet për protestën e banorëve të Astirit. Deda u shpreh ndaj saj se duhet të gjente një burrë që të qetësohej, ndërsa gazetarja i theksoi se edhe gruaja e tij nuk ka një burrë.

Por deklaratat në distancë nuk mungojnë. Së fundmi ka qenë Jul Deda ai i cili ka përmendur sërish Mira Kazhanin, pasi është ngacmuan nga Fatma në emisionin Thumb on. Fatma i ka kërkuar Julit që për ato deklarata të kërkojë falje publike. Ky i fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Jul Deda. Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status, ajo duke qenë se është një person që gabon shumë e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të.

Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull, pasi e gjithë graria është lëshuar për të mbrojtur njëra tjetrën, nuk pres që një grua apo femër të dalë të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur dhe persekutuar.

Ti gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u mërzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi.

Fatma. Po të jesh burrë, i kërkon falje publike. Jul Deda. Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë. Fatma. Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir? Jul Deda. Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill.

- Advertisement -

TE FUNDIT