14.5 C
Tirana

Fatlum Nurja: këshilltarët e Bashkisë Shkodër nuk kanë formim intelektual.

VENDI

Eksperti i qeverisjes vendore Fatlum Nurja ka kritikuar ashper keshillin bashkiak te shkodres i cili sipas tij nuk ka nje formim intektual ne debate e po ashtu nuk e njeh fare administrimin publik.

Kete deklarate ish keshilltari i bashkise Shkoder Fatlum Nurja e beri ne emisionin Realitet ne Radio Shkodra te gazetarit. Sipas tij keshilltaret bashkiak jane te suksesshem ne profesionet e tyre por qe nuk kane aspak lidhje me keshillin bashkiak.

Mundem te them se Keshili Bashkiak me i miri ka qene ai i vitit 1992 te cilin e ka drejtuar z. Ahmet Bushati pasi kam shkuar disa here per te raportuar per situaten ne Hecin e Vau Dejesit te cilin ne ate kohe e drejtoja une. Aty kam pare nje seriozitet dhe nje formim intelektual qe nuk ka aspak lidhje me keshillat bashkiak nder vite u shpreh Nurja.

Me tej eksperti i qeverisjes vendore u ndal tek situata e mbetjeve. Sipas tij bashkia Shkoder e ka humbur betejen me mbeturinat dhe eshte e paafte ne menaxhimin e tyre ne nje kohe kur tarifa eshte rritur nga 25 mije ne 35 mije lek ne vit per cdo familje shkodrane.

Familjet Shkodrane paguajne me shume se cdo qytet tjeter per pastrimin e mbeturinave theksoi Nurja. Une e kam kundershtuar me force kur isha ne keshill bashkiak tarifen per mbetjet nga 18 mije lek qe ishte u be 25 mije lek te cilen e votuan keshilltaret e majte e te djathte duke thene se do i dergojme ne landfillin e Bushatit dhe se kishte nje kosto me te lartr por serish une kete e kundershtova me force kur isha anetar ne ate keshill.

Mire atehere qe tarifa ishte 18 mije dhe u be 25 mije lek e nuk u vu ne zbatim dergimi i mbetjeve ne landfill po sot qe tarifa eshte rritur ne 35 mije lek per familje pse bashkia nuk e ka vullnetin qe ti dergoje mbetjet ne Bushat deklaroi Nurja.

- Advertisement -

TE FUNDIT