8.5 C
Tirana

FAMILJA MES SKAMJES NË PISTULL TË MJEDËS

VENDI

Vetëm dy kempe janë të ardhurat e familjes Vatplepi të fshatit Pistull, pjesë e Njësisë Administrative Mjedë. Me një vajzë të sëmurë me epilepsi dhe autizëm, jeta për tre anëtarët e kësaj familjeje është bërë e pamundur.
Si të mos mjaftonte varfëria ekstreme, prej disa ditësh shtëpia e Bledari është pushtuar nga uji për shkak të shkarkimeve në hidrocentralin e Vau Dejësit.
Bledari kërkon ndihmë pasi me të ardhurat që merr nuk dalin mjaftueshëm as për ilaçet e vajzës dhe për të paguar kredinë e marrë para pak kohësh për shërimin e saj.
Bashkëshortja e tij Brikena, shprehet se familja e saj janë në një situatë mjaft të vështirë, pa punë dhe pa asnjë të ardhur të mjaftueshme për të jetuar.
Ajo apelon për ndihmë, të paktën për vajzën e sëmurë, e cila prej katër vitesh vuan.
Bledari apelon për ndihmë, të paktën dy makina zhavor për të dal me lehtësi nga shtëpia e pushtuar nga uji. Kjo familje jeton prej vitesh në këtë gjendje.
Pavarësisht ndihmave të ardhura nga fqinjët dhe pushteti lokal, gjendja e saj është emergjente. Jetojnë mes skamjes dhe shpresës për të siguruar vaktin e radhës.

 
Per ti ardhur ne ndihme mund te na shkruani me poshte:


 

- Advertisement -

TE FUNDIT