12.5 C
Tirana

Familja Bushati

VENDI

Vonë në shekullin e tetëmbëdhjetë, ekzistonte vetëm një dinasti që mund të kundërshtonte – dhe në fakt e kundërshtoi haptazi – Sulltanin : familja Bushati nga Shkodra. “Plaku Mehmet”
Bushati u bë governeri i Sangjakut të Shkodrës (ku inkuadrohej edhe Peja) në 1757, dhe
pastaj gradualisht e zgjeroj sundimin në gjithë teritorin e Shqipërisë së Veriut. Ambiciet e tij u këputen kur vdiq në 1775, por djali i tij i ri Mahmuti kishte qëllime të ngjashme; në 1785 mori pjesë të Shqipërisë së jugut dhe gjithashtu shumicën e Kosovës nga Sulltani. E kishte idhull
Skandërbegun dhe e kishte krijuar shtetin e vet që e quajti “Konfederata Ilire”, me bazë në Mal të Zi, dhe u bëri thirrje haptazi si Arbëresheve të kohës, ashtu edhe sllavëve për
përkrahje. Historia e njohur në Perëndim nuk u interesua shumë në këtë njeri, në krahasim me homologun e tij të Jugut, Ali Pashën “Luanin e Ioanninës”; Mahmuti nuk e gëzoi të njëjtën
famë për shkak se kurrë nuk u vizitua nga udhëtues Romantik të Anglisë. Dy herë Sulltani dërgoi armata të mëdha kundër tij; dy herë u tërhoq në kalanë e tij të Shkodrës, i shpëtoi
rrethimit dhe pastaj i shkatërroi forcat rrethuese.
Shumë herë bëri ekspeditë ushtarake në Kosovë: në 1795, udhëhoqi armatën e tij deri në Prizren, i shkatërroi forcat e vendosura kundër tij nga dinastia lokale Rotul, dhe e instaloi nipin
e vet si governator të qytetit. Kronisti katolik që i dokumentoi këto ndodhi i shkruante me aq entuziazëm lavdatat ndaj tij : “Do kisha shkuar aq larg”, shkruante, “sa do e kisha krahasuar
me Maccabe-në, e edhe me Skandërbegun e veneruar (nderuar); sepse vetëm po të ishte Katolik, për mendim timin do ishte i barabartë me cilin do”. Ipeshkvi Mazarek shkruan se
“ishte sundues i drejtë, i mirë ndaj Katolikëve e shumë aktiv kundër hajdutëve, dhe autoritetet Osmane e urrenin për shkak se i mbrojti Katolikët (Shqiptarë)”. Mazareku poashtu
shkrou se “Serbëve ua mori paratë shumë herë, dhe i plaçkiti nga pronësitë, ushqimi, kafshët dhe i dërgoi të gjitha në Shkodër”. Mazareku pa që shumë nga luftërat në rajon ndërmjet udhëheqësve lokal u nisën nga Mahmut Bushati, si metodë e qëllimshmë të ndarjes dhe sundimit.
Noel Malcolm

- Advertisement -

TE FUNDIT