13.5 C
Tirana

Europa “ngrin”, pas përmbytjeve tani ulen shumë temperaturat

VENDI

Pas përmbytjeve që shkaktuan vdekjen e 9 personave, Europa po përballet me një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Situata më kritike paraqitet në jug të Mbretërinë e Bashkuar, Francën Jugore, Italinë Veriore dhe Spanjë, shtete të cilat po vijojnë të jenë nën ndikimin e pasojave që lanë pas 2 stuhi të njëpasnjëshme me reshje të dendura shiu e bore.

Britania ndodhet ende nën alarmin për përmbytje. Autoritetet kanë marrë më shumë se 100 telefonata për ndihmë nga zonat nen uje.
Metereologët kanë paralajmëruar se pas shirave, erërat e ftohta do të sjellin ulje të mëtejshme të temperaturave deri në -8 GradeC dhe acar.

Reshjet e dëborës ndërkohë kanë zbardhur majat më të larta kryesisht në rajonet very-lindore të Italisë, si dhe në Lazio dhe Toskana.
Ndërsa më në jug, reshjet e shiut kanë kthyer sërish rrezikun për rritjen e nivelit të ujit në Venecia.
Edhe Gjermania është përballur me një rënie të ndjeshme temperaturash.

Ndërsa në Zvicër autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve të jenë vigjilentë për shkak të stuhive të dëborës që mund të bllokojnë rrugët në pjesën lindore të vendit.

- Advertisement -

TE FUNDIT