Eni Çobani ka një kërkesë publike për Agron Llakajn.

Në vitin 2018 midis Agron Llakaj dhe Eni Çobanit nisi një debat. E gjitha nisi pas imitimit që i bënte aktori juristes në emisionin e humorit Al Pazar. Në emisionin që transmetohet në Vizion Plus Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar Në gjyq me Lirën ku dukej qartazi se imitonte juristen.

Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi i cili siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj. Teksa ishte e ftuar në një emision Eni deklaroi se do ta hidhte në gjyq. Megjithatë kohë më vonë ajo ndryshoi qëndrim dhe gjyqi nuk u bë asnjëherë.

Eni Çobani teksa ishte e ftuar në emision u vu përballë një loje me emoji në të cilën duhej të komentonte fotot që dilnin në ekran. Një prej tyre ishte edhe fotoja e Agron Llakajt. Sapo e pa foton Eni u shpreh se nuk do flasë shumë për të veçse kërkon nga ai një shpjegim. Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist secili prej nesh vlerësohet nga publiku.

Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim shpresoj në 2020 ndoshta më vjen një shpjegim u shpreh Eni Çobani.