7.5 C
Tirana

Enca ka një kërkesë publike për ish-të dashurin.

VENDI

Pak ditë më parë, Enca publikoi projektin e saj më të fundit muzikor, i cili ishte një bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti, me titull ‘Hajde’. Ndonëse nuk kanë kaluar shumë ditë nga ky realizim, duket se këngëtarja është duke përgatitur një tjetër projekt.

Ka qenë vetë 23-vjeçarja, e cila ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instastory’, në të cilën shkruhej: “I dashur ish-i dashur na shkruaj ndonjë mesazh që të frymëzohemi për këtë strofën e fundit që më ka ngelur. Faleminderit”.

Pas këtij postimi, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj dhe një pjesë të melodisë së këngës së re, e cila do të titullohet ‘Jealous’. Ndonëse Haxhiaj nuk ka zbuluar të tjera detaje, me siguri kjo do të jetë një tjetër këngë ritmike për muajt e nxehtë të verës.

Kujtojmë se ‘Hajde’ numëron deri më tani 6 milionë klikime ne kanalin e ‘Youtube’, duke treguar kështu suksesin që ka hasur projekti më i fundit i këngëtares.

- Advertisement -

TE FUNDIT