18.5 C
Tirana

Emocionuese, më në fund lajme të mira për vogëlushin shqiptar, Alvin.

VENDI

Alvini rikthehet në shtëpi. Merr fund vuajtja dhe ankthi për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, që mëngjesin e sotëm është bashkuar mes lotësh dhe emocionesh me familjen, babanë dhe dy motrat që po e prisnin në aeroportin e Romës. Lutjet e tyre u dëgjuan edhe Alvini është në krahët e tyre. I ati që më në fund pas shumë kërkimesh dhe lutjeve tashmë do ta ketë pranë i puth duart të birit, ndërsa falenderon autoritetet. 11 vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. Më pas Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, përfaqësuesi i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, zyrarët italianë dhe ministri Sandër Lleshaj treguan në një konferencë për mediat detajet e operacionit si u arrit që të nxirrej fëmija shqiptar nga kampi.

- Advertisement -

TE FUNDIT