6.5 C
Tirana

Elvis Naçi ‘kërcënon’ Edi Ramën.

VENDI

Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku kanë marrë pjesë shumë nga ata që kanë mbledhur fondet e cila do të përdoren për të prekurit nga tërmetit.

Në këtë tryezë, ka qenë i pranishmë, Elvis Naçi, Marin Mema, Arbër Hajdëri dhe shumë të tjerë që janë angazhuar në mbledhjen e fondeve

Por Naçi, ka shprehur mendimin e tij kundër Ramës, pasi i tha se kërkonte transparencë në shpenzime dhe banesat e reja të behën siç duhen. Imami shtoi se nëse punët nuk bëhen siç duhet ai dhe Marin Mema do vijojnë të ndihmojnë vetë banorët e prekur nga tërmeti.

Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin.

Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

- Advertisement -

TE FUNDIT