5.5 C
Tirana

Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën kundër virusit kinez.

VENDI

Eksperti virolog në SHBA Arban Domi u shpreh se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv.

Dr Domi i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi por edhe pse është një virus më pak i njohur nuk ka vend për panik.

Dr Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.

- Advertisement -

TE FUNDIT