13.5 C
Tirana

Efehan iu nënshtrua operacionit të vështirë, Almeda tregon gjendjen e vogëlushit.

VENDI

Sipas mediave turke djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Efehani i vogël u desh ti nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Burime për mediat turke bëjnë me dije se gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda ka shpërthyer në lot. Djalin tim e kapi syri i keq, raportohet të ketë thënë ajo duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga. Por, para pak minutash Almeda zbuloi se operacioni kaloi me sukses dhe se i vogli është shumë mirë. Ajo i falenderon të gjithë për urimet dhe interesimin që treguan ndaj shëndetit të Efehanit.

- Advertisement -

TE FUNDIT