12.5 C
Tirana

Edi Rama pranon dështimin: Nuk jam optimist, ndoshta pas 10 vitesh

VENDI

Kryeministri Edi Rama, ndonëse deri më sot është shprehur se qeveria e tij ka rezultate pozitive, tani ai nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Europian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

”A jam optimist? Jo”, është shprehur Rama për median irlandeze, ”The Irish Times”.

Nuk ka shumë për të qenë optimist për çfarë po ndodh sot në Europë. Jam optimist për të ardhmen e vendit (Shqipërisë) por jo për çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, ka deklaruar Rama. Nga ana tjetër, ai ka shtuar se: ”Ne jemi dëm kolateral. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet, ne jemi kopshti”.

Ditën e martë në Bruksel do të vendoset nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do i hapen negociatat. Holanda dhe Franca janë dy vendet skeptike që ende nuk kanë vendosur lidhur me faktin nëse dy vendeve të Ballkanit do u jepet mundësia e çeljes së negociatave.

- Advertisement -

TE FUNDIT