8.5 C
Tirana

Edi Rama: Meta ka humbur busullën, përplasjen e ka me drejtësinë jo me ne

VENDI

Kryeministri Edi Rama këtë të premte nga Kuvendi është shprehur se përplasja me presidentin ilir Meta është e zakonshme,  jo me mazhorancës, por me drejtësinë.

 

Shefi i qeverisë është shprehur se SHBA dhe BE janë promotorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të reformës në drejtësi prej fillimit të procesit.

 

“Një histori e zakonshme me Ilir Metën dhe edhë një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë.

Dhe edhe një herë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin në një frëngji prej ku sulmon nga të katër anët duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara.

Nuk ka më turp, dhe pas kësaj besoj se nuk ka as nevojë të zgjatemi e të stërgjatei për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona. Këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT