18.5 C
Tirana

Edi Rama mban premtimin, shoqëron Alesjon dhe Aurelin në shkollë

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e bërë dhe ka çuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollë Aurelin dhe Alesjon.

Rama shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Ai i mori fëmijët nga shtëpia e tyre dhe I shoqëroi me makinë drejt shkollës.

10-vjeçari, Alesjo Cakonit, humbi motrën e tij Dritën si dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë. Për të shpëtuar nga tërmeti, ai u hodh nga kati i pestë, fatmirësiht pa lëndime dhe tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re.

Ndërkohë, Aurel Lala humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për të dy fëmijët qerveria ka caktuar një bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës.

- Advertisement -

TE FUNDIT