16.5 C
Tirana

Edi Rama kërcënon gjyqtare e prokurorë: Llumi do pastrohet, ata që ikën do përgjigjen për paratë

VENDI

Edi Rama ka leshuar nje tjeter paralajmërim te forte per prokuroret dhe gjykatësit e korruptuar.

Megjithëse nuk e përmendi me emer, kryeministri Edi Rama i referua rastit te prokurorit te Durrësit Arben Ndoja, per te cilin mazhoranca ka reaguar ashpër pas arrestimit të shefit të kadastrës ën qytetin bregdetar Lirdon Pula.

 “Pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ të përkohshëm por të rëndë për qytetarët, pasi shumë prokurorë dhe gjykatës të zhytur deri në fund dhe e dinë se nuk do e kalojnë po e shfrytëzojë duke thënë ‘të kapim cfarë të kapim’. Sistemi i ri i drejtësisë kërkon kohë, ndërsa vettingu do ta pastrojë dhe sistemi do të ndëshkojnë ata që janë nxjerrë.”

 

Por pavarësisht se mund te dalin jashte sistemit nga procesi i vetingu, shefi i qeverise  tha se ata qe kane bashkëpunuar me krimin nuk do te shpetojne me kaq.

 

“Ata që Vettingu i përjashton, do të rikthehen para prokurorëve dhe gjykatëse për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”

 

Rama i beri deklaratat gjatë takimit të përjavshëm të bashkeqverisjes,  ku dergoi se qe nga disa e para e funksionimit te plaformes falë hetimeve administrative janë dhënë 793 masa ndëshkimore.

- Advertisement -

TE FUNDIT