13.5 C
Tirana

Edhe pse janë ndarë, Ronela Hajati bën gjestin e veçantë për Young Zerkën.

VENDI

Marrëdhënia mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ishte shndërruar në një telenovelë pa titra, ku askush nuk po kuptonte asgjë, para se këngëtarja t’u jepte fund zërave njëherë e përgjithmonë.
E ftuar në programin ‘Trokit’ në IN Tv, pak kohë më parë ajo e mbylli këtë çështje njëherë e mirë kur tha se Zerka nuk është i saji dhe kjo punë ka marrë fund!
Por edhe pse nuk janë më bashkë kjo nuk do të thotë se Ronela është ndarë keq me të përkundrazi. Ajo vijon ta mbështesë Zerkën me projektet e tij.
Kështu ka bërë me këngën e tij të fundit të cilën këngëtarja e ka shpërndarë në Instastory, me përshkrimin “SUPER!”

Ja pra, dyshja duket të jetë ndarë miqësisht dhe nuk ka asnjë konflikt mes tyre

- Advertisement -

TE FUNDIT