12.5 C
Tirana

“E zëmë se vaksina prodhohet në fund të këtij viti, kur do vijë në vendin tonë?”, Taulant Muka ngre alarmin

VENDI

Epidemiologu Taulant Muka ka vijuar të ngrejë shqetësimin për situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë. Muka shkruan: ”le të besojmë vaksina ndaj Covid do te prodhohet ne fund te këtij viti, kur do mundet vaksina të vij në vendin tonë”.

Postimi i Mukës:

“Le te jemi optimist, dhe le te besojme vaksina ndaj Covid do te prodhohet ne fund te ketij viti dhe te gjithe do besojme nuk do kete efekte afatgjata anesore. Pyetjet qe vlejne per vendin tone:

1. Duke ditur se çdo vend do kerkoj te blej vaksinen, kur do mundet vaksina te vij ne vendin tone? 6 muaj, 1, 2 apo 3 vjet me vone?

2. Ne momentin qe vaksina do vij ne vendin tone, sa perqind e popullates do jete ne gjendje te perballoj çmimin e vaksines duke ditur qe ekonomia do pesoj renie nga kriza aktuale dhe varferia do te rritet?

Jane pyetje qe vlejne pasi edhe pse vendet perendimore e kane ç’rrenjosur koleren prej dekadash, mbi 47 vende ne bote sot, kryesisht prej vareferise qe nuk mund te perballoj vaksinen dhe permiresoj kushtet higjenike, ende perjetojne vdekje çdo dite nga kolera.

Keto pyetje tregojne edhe njehere rendesine qe ka planifikimi afatgjate i masave qe nderrmeren per te mos jetuar me vone drama edhe me te medha.” – ka shkruar Muka.

- Advertisement -

TE FUNDIT