E trishte! 2 herë Deputet i Partisë Demokratike , ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ish-ministri i Shëndetësisë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 68-vjeçare Profesor, Doktor Maksim Cikuli. Ai është politikan shqiptar, ish-Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Cikuli në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura, ku ka shërbyer edhe në poste me rëndësi të lartë.

PUBLICITET

 

JETA DHE KARRIERA E CIKULIT:

Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”.

 

Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1984 e në vazhdim ka qenë pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore. Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.

 

Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.

 

Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.

 

Në karrierën politike, nga viti 1994 e në vazhdim ka qenë Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike. Në vitet 1994-1997, 1997-2000 dhe nga viti 2005 e në vazhdim ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

 

PUBLICITET