15.5 C
Tirana

“E shpallën ‘non grata’, e ke akoma në parti”, Sokol Balla kapet live me kryeministrin Rama

VENDI

Kryeministri Rama deklaroi se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i është refuzuar viza amerikane për arsye të shtetit amerikan.

Ndërsa Sokol Balla e kundërshtoi se SHBA-ja nuk i ka bllokuar vizën Dakos, por e ka shpallur ‘’persona non grata’’, një akuzë e rëndë për një zyrtar.

Dialogu

Edi Rama: Sipas tyre, ai nuk ka pse ta marri vizën amerikane. Nuk është lejuar të hyjë për çështje që i dinnë ata. E di që Dakua ka bërë për Durrësin më shumë nga të gjithë. Do të vazhdojë të qëndrojë në Kryesinë e PS-së, nuk është më kryetar i Durrësit.

Sokol Balla: Nuk i kanë refuzuar vizën, se vizën SHBA-ja ua ka bllokuar dhe shqiptarëve të tjerë. E shpallën ‘non grata’. Dhe qëndron akoma në Kryesinë e PS-së.

Edi Rama: Fajin e vendos gjykata. Nuk bëjmë inkuizicion, s’bëjmë asnjë gjueti shtrigash. E dinë ata pse e marrin atë vendim. Nuk kemi thënë pse.

- Advertisement -

TE FUNDIT