16.5 C
Tirana

E refuzuan në Festivalin e Këngës në RTSH, reagon për herë të parë Erik Lloshi.

VENDI

Në në festivalin e RTSH, në kompeticionin më të rëndësishëm të këngës në Shqipëri, Erik Lloshi nuk u pranua dhe kënga e tij është refuzuar të bëhet pjesë e listës pjesëmarrëse, ndërsa këtë lajm e konfirmoi vetë këngëtari duke treguar se nuk ka marrë asnjë sqarim. Mirëpo në një intervistë në emisionin Semafor në RTSH, Eriku e quan të padrejtë refuzimin e tij në festival.

Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë, u shpreh Eriku. Edhe këngëtarë të tjerë të njohur këtë vit kanë ngelur jashtë festivalit, nuk po kuptohet çfarë po ndodh me këtë festival.

- Advertisement -

TE FUNDIT