7.5 C
Tirana

E proceduan për protestën, shpërthen deputeti: Të na rruesh shoku Edi!

VENDI

Deputeti i opozitës, dhe njëherësh kryetar i PDK Nard Ndoka nuk është përmbajtur me fjalët ndaj Kryeministrit. Ai u procedua penalisht për protestën e 5 prillit, ndërsa i kujton Ramës të gjitha përballjet politike, qoftë kur ka qenë në krah të Berishës, qoftë edhe në 2011 kur ishte në krah të Ramës.
Statusi i plotë në facebook i Nard Ndokës
“Edi Rama, ti je një “dhjaks”! Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë! Jam nder themeluesit e PD në Shkodër,
përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt! Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend sëbashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën,
përballë Teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajme akoma sot! Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira! Me 5 Prill 2018,
sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerzore në krah të qytetarëve! Pra, Edi Rama; Nuk kam patur frikë Enverin,
‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam patur frike as Berishën, jo më të kem frikë nje ‘dhjaks’, si puna jote! Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’! Të na ‘rruesh’ shoku Edi!
 

- Advertisement -

TE FUNDIT