E paskemi ditur gabim, kjo është arsyeja e vërtetë pse bien flokët gjatë vjeshtës.

Edhe pse temperaturat gjatë tetorit kanë qenë relativisht të larta, aq sa për të na bërë të besojmë se vera nuk ka mbaruar ende, jemi zyrtarisht në vjeshtë. E vjeshta përveçse pasuron tryezën me fruta e perime të shumëllojshme, shoqërohet edhe me një nga problemet më të bezdisshme:rënia e flokëve. Tingëllon si legjendë urbane, por është e vërtetë. Flokët bien më së shumti gjatë periudhës së gështenjave dhe fajin për këtë nuk e kanë as tharësja, piastra, dekolorimi i shpeshtë dhe përdorimi i produkteve me përmbajtje kimike.

Bëhet fjalë për një proces fiziologjik, i cili nuk varet nga ndryshimi i temperaturës, por nga prodhimi i melatoninës gjatë orëve me dritë. Melatonina është një hormon i sekretuar nga një gjëndër e vogël në tru, e cila ndihmon trupin tuaj në rregullimin e ritmit cirkadian, i njohur ndryshe edhe si cikli gjumë zgjim. Rënia e flokëve gjatë periudhës së gështenjave zgjat nga shtatori në nëntor, por mund të ndodhë edhe gjatë muajve mars e prill. Sidoqoftë, ky është një fenomen i përkohshëm, për të cilin nuk duhet të shqetësoheni, dhe që është pjesë e rigjenerimit natyral të flokëve tuaj. Në këto raste është më mirë të mos përdorni asnjë produkt specifik, dhe të prisni që flokët të rriten ngadalë.

Ka pak gjëra për tu bërë në këtë mes megjithatë mund të forconi folikulat nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme të pasur me vitaminë C. Egjeni në agrume, kivi, luleshtrydhe, brokoli, lulelakër dhe sallatë jeshile. Acidi folik është një tjetër element thelbësor për rigjenerimin e flokëve atë e gjejmë në perime me gjethe jeshile të errëta si spinaq, kale dhe brokoli. Vitamina A, nga ana tjetër, favorizon oksigjenimin e qelizave folikulare. Është e rëndësishme të pini të paktën 8 gota ujë në ditë, dhe të kufizoni përdorimin e pijeve të gazuara dhe atyre alkoolike,