13.5 C
Tirana

E moshuara ikën nga shtëpia, policia e gjen me dron

VENDI

Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

Mesditën e djeshme shtetasja V.F 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Policia e Gjirokastrës, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Këtë të mërkurë, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F në pyllin e fshatit Hundkuq.

- Advertisement -

TE FUNDIT