16.5 C
Tirana

E mbante sekret, zbulohet identiteti i partneres së Rezart Veleshnjas

VENDI

Në Tetor të vitit që lamë pas aktori i humorit, Rezart Veleshnja pranoi publikisht se është në një lidhje. Gjatë emisionit “Shiko kush luan” ai deklaroi:

 

“Jam në lidhje dhe jam rehat”. Aktori e ruan shumë diskrete jetën e tij private dhe ka preferuar të mos flasë publikisht për vajzën që i ka marrë zemrën Pasditen e sotme i ftuar në emisionin “E diell” është zbuluar se partnerja e tij është bjonde.

 

Këtë e ka zbuluar moderatori Ervin Kurti, i cili siç duket ka zbuluar identitetin e partneres së aktorit por ka zgjedhur të ruajë privatësinë e tij. “Emrin nuk do t’ia them por do të them diçka nga pamja e jashtme, është bjonde”, u shpreh Ervini.

 

“Pëfundimisht ky është agjent i CIA. A e di sa sekret kam qenë këtë herë? Të lumtë”, u shpreh Rezarti duke pranuar që partnerja e tij është bjonde dhe pikërisht ajo që kishte ndërmend Ervini.

- Advertisement -

TE FUNDIT