E mbani mend Luanën para 10 vitesh? Ja si dukej pa buzë, pa vetulla dhe me 2 qime flokë

Luana Vjollca është një nga vajzat e ekranit më të ndjekura dhe më të komentuara në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Moderatorja e cila së fundmi i ka hyrë edhe muzikës ka vendosur të na prezantojë me poza të vjetra, të moshës 7 dhe 17 vjeçare duke e krahasuar me foton e ditëve të sotme.

Sigurisht që ndryshimi është i dukshëm. Nga një vajzë e vogël me mikrofon në dorë dhe e ndrojtur, tek adoleshenca me flokë të kuqe e buzë të holla në moshën 17 vjeçare, e tashmë 27-vjeçe me buzët e trasha e flokët bjonde.

Bashkangjitur një fotoje Luana shkruan:

“hhhh… 7-17-27 vjeçe”.

Mund të themi se moderatorja ka pësuar një transformim ndër vite, por ajo kurrë nuk e ka pranuar asnjëherë se ka kryer ndërhyrje estetike.

I mbetet gjykimit tuaj për ta vlerësuar.

Burimi : JOQ