9.5 C
Tirana

E lidhur me miliarderin indian 57 vjeç? Agnesa Vuthaj zbulon të vërtetën.

VENDI

E vërteta është që punoj për kompaninë milliard dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan për projektet në Shqipëri që janë më shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet.

Kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Sandesara me Kryeministrin e Kosovës sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme Kryeministër a President përkundër shumë përpjekjeve ndër vite.

Madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan. Jo çdo marrëdhënie mashkull femër është marrëdhënie dashurie.

Ekzistojnë edhe miqësi marrëdhënie pune e familjare e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e të Prishtinës.

Kam fluturuar me avion privat nga Tirana në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë jo vetëm më zotërinë por edhe me bashkëshorten e tij motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

Dhe për fund nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder do e zgjedhja djalin e Sandesara trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë por mbetem akoma tek fjala ime tek kombësia shqiptare shkruan Agnesa.

- Advertisement -

TE FUNDIT