11.5 C
Tirana

“E ke radhën ti”, pas Feros hacker-at kèrcënojnë publikisht edhe Ermal Mamaqin

VENDI

Prej dy ditësh, dikush ka vjedhur llogarinë e reperit Fero në Instagram dhe kërcënon reperin duke i thënë se do t’i shkatërrojë karrierën. Madje, personi në fjalë i ka kërkuar para që t’i rikthejë adresën, ndërsa sot publikoi një video të Feros që kërkonte llogarinë e tij.

“Fero na ka rrejt sna ka qu paret, kena me ja honger ymrin per ket Instagram ”- shkruhej krahas videos së reperit. Mirëpo pas Feros, personi misterioz që ka vjedhur adresën ka kërcënuar edhe aktorin dhe producentin Ermal Mamaqi. Kjo për shkak të lajmit në lidhje me Feron që Mamaqi kishte publikuar në faqen e tij në Facebook.

“@ermalmamaqiofficial Shum je i shpejt, veq shum shpejt kome ta thy instagramin edhe ty”- ka shkruar hacker-i krahas postimit. Ende nuk kemi një reagim nga Mamaqi ndërsa Fero vazhdon të përpiqet të rikthejë llogarinë e tij, madje duke pranuar edhe të japë para. Mbetet të presim për të parë ç’do të ndodhë më tej me llogaritë e tyre në Instagram!

- Advertisement -

TE FUNDIT