22.5 C
Tirana

E dhimbshme, Policia nuk kursehet aspak për familjen shqiptare, e dëbojnë me urgjencë gruan shtatzanë.

VENDI

jë vajzë e re, me një fëmijë në bark, pak ditë larg lindjes dhe me fëmijën dy vjeç në duar, së bashku me burrin e saj, familje shqiptare, nuk i ka prekur aspak autoritetet islandeze të cilat duket se kanë bërë çmos që ta çojnë deri në fund procedurën e deportimit, kundër çdo logjike e ndjeshmërie dhe rregulli ligjor. Sic shkruajnë mediat e huaja sot, një çift shqiptar dhe djali i tyre dy vjeçar u dëbuan nga Islanda mbrëmjen e djeshme, pavarësisht se e reja është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Gruaja kishte përfunduar në spital mbrëmjen e djeshme për shkak të një gjakderdhje nga hunda ku mori edhe një raport mjekësor ku rekomandohej se “një fluturim i gjatë do të ishte i vështirë për të. Por, përtej kësaj, Drejtoria e Emigracionit ka deklaruar se çertifikata nuk tregon se fluturimi do ta rrezikonte gruan. 26 vjeçarja, pak ditë para se të hyjë në javën e 36 të shtatzënisë, u deportua herët në mëngjes së bashku me burrin e saj dhe djalin dy vjeçar. Policia islandeze ka siguruar për të renë një certifikatë e cila e quan të përshtatshëm rastin e gruas për të fluturuar.

Këtë e thotë një mjek tjetër, të cilin gruaja shqiptare pohon se nuk e ka takuar kurrë që ta vizitonte dhe ta shihte gjendjen e saj. Në një njoftim në uebfaqen e kompanisë ajrore islandeze Icelandair thuhet. Nënat në pritje të një fëmije duhet të kenë një çertifikatë mjekësore që nuk është lëshuar më herët se 72 orë para fillimit të udhëtimit, nëse ato janë në muajin e tyre të fundit të shtatzanisë, ose kanë kaluar më parë një lindje të parakohshme. Nënat që janë në dy javët e fundit të shtatzanisë nuk do të pranohen për udhëtime.

Drejtoria e Emigracionit lëshoi ​​një deklaratë rreth mesditës së sotme, duke pohuar se dëbimi ishte i ligjshëm, pasi individët të cilëve iu është mohuar mbrojtja ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë tjetër të banojnë në vend, duhet të largohen nga Islanda sipas ligjit. Megjithatë, në një postim të No Border Iceland, një organizatë e cila trajton rastet e emigrantëve, deklaron se familja shqiptare nuk ka marrë një përgjigje me shkrim për kërkesën e tyre nga Drejtoria e Emigracionit, dhe për këtë arsye çështja e tyre nuk duhet të quhet e mbyllur. Drejtoria e Shëndetësisë në Islandë po e heton rastin dhe thotë se çdo këshillë e ekspertëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor duhet respektuar dhe ndjekur me rigorozitet të plotë.

- Advertisement -

TE FUNDIT