8.5 C
Tirana

E betuar se do të vdiste e virgjër, burrnesha i jep mesazh grave.

VENDI

Diana Rakipi ose siç e njohin të gjithë me emrin lali, është emri i burrneshës që jeton në qytetin e Durrësit. Lali ose ndryshe virgjëresha e betuar nga Tropoja dhe që jeton prej vitesh në Durrës, ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare me historinë e saj, të mbështetur te zakonet e vjetra të shqiptarëve.

Lali shprehet se burrneshat ekzistojnë akoma dhe që kanuni i Lek Dugagjinit kishte ligje të forta. Që të bëhesh një burrnesh sipas ligjit të Lek Dugagjinit, duhej që femra të bënte betimin për të ruajtur virgjërinë.

Sipas kësaj tradite kur prindërit nuk kishin një burrë trashgimtar, për të mos humbur fuqinë dhe pronën, familja zgjidhte vajzën më të madhe që të jepte betim për të ruajtur virgjërinë.

Më pas vajza e zgjedhur duhej të betohej përpara 12 burrave të fshatit ose të familjes se ajo do ruante virgjërinë gjithë jetën. Pas betimit vajza do të kishte të kishte të drejta të barabarta si të gjithë burrat e fshatit. Një nga këto vajza ka qenë edhe Diana Rakipi.

Lali u betua gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Ajo ka qënë gjithmonë një burrneshë qe ka mbeshtetur forcën e gruas dhe mesazhi qe ai përcjell tek te gjitha vajzat dhe femrat, që behuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjeje.

- Advertisement -

TE FUNDIT