13.5 C
Tirana

Dyshimet e para, ja pse i dha fund jetës efektivi i policisë

VENDI

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm tronditi padyshim qytetin e Fierit. Efektivi i Policisë Kastriot Fafaj u vetëvra me armën e shërbimit brenda komisariatit të Fierit.
Sipas Panoramës shkaku që e çoi në këtë akt të rëndë dyshohet të jetë ndryshimi në punën e tij.
Së fundmi me urdhër nga lart, mësohet se atë e kishin hequr si inspektor të zonës së Semanit dhe e kishin çuar polic
me patrullën. Ai nuk i ka përballuar dot këto ndryshime, dhe si pasojë i ka dhënë fund jetës.
Këto janë dyshimet paraprake, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkakun dhe rrethanat që e çuan efektivin drejtë këtij akti.

- Advertisement -

TE FUNDIT