Dy punonjës preken nga Covid 19, priten përgjgjet për 9 të tjerë, mbyllet Bashkia

Është mbyllur të paktën deri ditën e hënë bashkia e Malësisë së Madhe, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se tashmë priten përgjigjet dhe për 9 punonjës të tjerë që kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

PUBLICITET

 

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të hapet sërish diten e hënë të javës së ardhshme. Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me Covid 19, një të infektuar dhe një vi.ktimë dukë qenë ndër bashkitë më pak të prekura.

 

Numri i të prekurve tashmë shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik, dhe për familjarët e dy punonjësve të bashkisë, si dhe kontaktet e tyre të ngushta.

 

Prej disa javësh tashmë në vendin tonë, numrat me Covid 19 mbeten të larta, ashtu si dhe numri i personave që kërkojnë shtrim spitalor. MSH ka apeluar që qytetarët të mbajnë masat e distancimit, dhe të jenë të kujdesshëm, ndërkohë që realiteti tregon se një pjesë e mirë e të infektuarve janë pjesë e institucioneve shtetërore, apo të kontakteve në spitale.

PUBLICITET