9.5 C
Tirana

Dy personazhe të botës së krimit “shënjestrohen” nga “Forca e Ligjit”

VENDI

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shenjester dy personazhe të tjerë të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. K. banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve;

B. P. banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së mbi burimin e pasurisë së tyre.

Gjatë këtyre dhjete ditëve një numër I madh individesh janë vënë në shënjester nga OFL, duke përfshirë këtyre Ardian Capjen dhe Suel Celen në Elbasan, Altin Hajrin në Shijak, familjet Doci dhe Bajri në Shkodër, Lul Berishën dhe kunatin e tij Plaurent Dervishi në Durrës, Sajmir Taullaun në Lushnje dhe Ben Qimen në Fier.

- Advertisement -

TE FUNDIT