Duleja Ramës: Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë.

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka reaguar së fundmi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes një publikimi në Twitter, Dule e ka akuzuar këtë të fundit duke i thënë, se është në pushtet me vota të blera.
Ndërkaq ai ka bërë edhe një pasqyrim të shkurtër për situatën politike në vend dhe në fund thotë se “perëndia ia merr mendtë shkatërruesve”.
Postimi i Plotë:
Pa votim në parti. Me vota te blera në pushtet. Qeveri me oborrtarë. Kuvend monopartiak. Zgjedhje pa kundërshtarë.
Opozita në prokurori. Presidenti në shkarkim. Timonier! Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin: Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë.